Dëmtimi i një gypi ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm banorë të lagjeve “Kodra e Trimave” dhe një pjese të Medresesë, qe gati 24 orë.
Në një njoftim të së hënës në mbrëmje, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” pati lajmëruar se punimet ishin ndërprerë shkaku i rrezikshmërisë dhe pengesave të një shtylle të energjisë elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPa ujë të pijes kishin mbetur rrugët “Bajram Bahtiri”, “Fahri Fazliu”, “Drenica” dhe “Rruga e Llapit”.
Në mëngjesin e së martës, KRU “Prishtina” tha për KOHËN se do të punohet gjatë ditës e se deri në orën 15:00 do të evitohet problemi.
Megjithatë, disa qytetarë kanë lajmëruar se ende nuk kanë furnizim me ujë, në momentin e publikimit të artikullit.