Në punishten ku ka nisur ndërtimi i objektit të ri të gjimnazit "Bedri Pejani" është dëmtuar natën e kaluar gypi kryesor furnizues DN 200, dhe si pasojë kanë mbetur pa ujë banorët e katër bashkësive territoriale; “Maja e Zezë”, “Jarina”, “Asllan Çeshme” dhe “Xhemajl Kada”.
Shkaktar i dëmtimit të gypit, sipas zyrtarit të kompanisë së ujësjellësit "Hidrodrini", Fadil Vokshi ka qenë rrëshqitja e dheut nga reshjet e mëdha të shiut qe kanë rënë në orët e mbrëmjes së kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se shkaktar i dëmtimit te gypit nuk ka qenë faktori njeri, pasi në momentin e rrëshqitjes së dheut nuk ka qenë askush duke punuar në punishte.
Në vendngjarje është parë se punëkryrësi kishte hapur themelin deri në rreth një metër larg gypit, por siç thotë Vokshi toka argjile nuk i ka rezistuar shiut.
Punëtorët e "Hidrodrinit" thanë se deri ka ora 14:00 do të sanohet dëmi, duke vendosur një gyp tjetër përkohësisht mbi tokë derisa të behët zgjidhja përfundimtare.