Deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, se Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës, i ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo thotë se përgjegjësia për bllokim ka një emër dhe ai është Albin Kurti.
“Albin Kurti, si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë. Tani ai po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij. E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër.”, është shprehur Deliu-Kodra në reagimin e saj përmes postimit në facebook.