Çmimi i naftës të enjten mbetet i njëjtë si të mërkurën.
Si dje, ashtu edhe sot, çmimi i naftës për litër është 1.69 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, benzina është shtrenjtuar për një cent. Derisa të mërkurën benzina shitej për 1.50 euro për litër, sot kushton 1.51 euro për litër.
Çmimi i gazit të enjten është liruar për një cent krahasuar me një ditë më herët, sot shitet 0.81 euro për litër.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.