Moszgjedhja e presidentit dhe dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit kanë intensifikuar përplasjet mes taborëve politikë në Kosovë. Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmoi se kryeministri e ka propozuar për këtë post, ndërsa e ka akuzuar bllokun opozitar se me mosnxjerrjen e një kandidati ka bërë përpjekje për shantazh e pazare. Lidhur me çështjen, kritika i janë shprehur edhe Avokatit të Popullit
Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar të dielën se kryeministri Albin Kurti e ka përmendur emrin e tij për postin e presidentit, teksa ka shtuar se kjo është bërë me qëllim të shmanget ngërçi politik.
Reagimi i tij është bërë dy ditë pasi Kurti, në një konferencë shtypi, ka folur për prapaskenat e takimeve që ka pasur me opozitën për çështjen e presidentit. Ai ka theksuar se me këtë rast e ka propozuar Hotin por, sipas tij, përfaqësues të dy partive më të mëdha opozitare nuk kanë nxjerrë asnjë emër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërlidhur me këtë, Hoti ka thënë se ka pasur përpjekje për pazare.
“Një lider politik, kryeministër me mbi 50% të besimit të popullit, u tentua të shantazhohej me formulën ‘veç nëse don…’. Në atë moment nuk u mendua për popullin, për shtetin, për të ardhmen e vendit. U mendua vetëm për pazarin. Pse? Sepse për disa kjo ka qenë sistem. Ka qenë normalitet. Ka qenë mënyra si është bërë politika për vite të tëra. Dhe është e kuptueshme që për një mendësi të mësuar me pazare është e vështirë të pranojë një Kosovë ndryshe”, ka thënë Hoti.
Moszgjedhja e presidentit të ri në seancën e së enjtes vonë u përcoll një ditë më pas me nxjerrjen e dekretit nga presidentja aktuale, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit. Veprimi ka thelluar përplasjet mes bllokut në pushtet dhe atij në opozitë.
Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur dekretin jokushtetues dhe e ka sfiduar atë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar të vendoset masë e përkohshme ndaj vendimit.
Një ditë më parë, në PDK e kanë vlerësuar kushtetues dekretin, teksa kanë thënë se Vetëvendosje po e keqinterpreton Kushtetutën për të prodhuar kriza institucionale.
E të dielën, ish-ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, kritikë lidhur me dekretin e Osmanit i ka shprehur Avokatit të Popullit.
“Si është e mundur që ‘Avokati i Popullit’ të mos e dërgojë një rast të tillë në Gjykatë Kushtetuese, kur dihet se dekreti haptazi cenon stabilitetin shoqëror, ekonomik dhe social të shtetit tonë?! Edhe pse është e qartë se ‘Avokati i Popullit’ ka kompetencë kushtetuese t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme dhe kundërkushtetuese të autoriteteve publike, ai me vetëdije të plotë e ka shkelur këtë mandat”, ka thënë Sallahu.
Për këtë kritikë, KOHA ka tentuar ta marrë një qëndrim nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, porse ai gjatë së dielës nuk ka qenë i qasshëm.
Presidentja Osmani ka thënë se për nxjerrjen e dekretit është mbështetur në nenet 82 e 86 të Kushtetutës. Neni 82 cek se një nga rastet kur Kuvendi mund të shpërndahet është nëse brenda afatit prej 60 ditësh, nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, presidenti nuk zgjidhet. E ai 86, se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
Osmanit mandati i përfundon më 4 prill.