Lindita Camaj thotë se intensiteti më i lartë i përdorimit të komunikimit digjital që është duke u parë në kohë pandemie do t’i qesë në pah beneficionet e jetës digjitale, sikurse edhe anët negative të saj. Ajo ka shfaqur shpresën se pandemia do t’i bëjë njerëzit më vigjilentë ndaj informatave të pavërteta dhe do t’i bëjë të gjithë ekspertë në verifikimin e informatave.
“Çështjet e shëndetësisë janë të bazuara në shkencë dhe është shumë lehtë të verifikohet informata”, thotë ajo. “Verifikimi i informatave duhet të na mbetet një ves që do ta përdorim edhe për çështjet e tjera, duke përfshirë verifikimin e deklaratave politike, madje edhe të atyre që vijnë nga kandidatët që simpatizojmë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCamaj është profesoreshë e asociuar në Universitetin e Houston-it në Shtetet e Bashkuara dhe drejtoreshë e studimeve pasuniversitare në këtë universitet. Ajo është e specializuar në fushën e komunikimit dhe, mes tjerash, ligjëron edhe për problemet e dezinformimit medial. Dy dekada më herët, ajo ka punuar edhe në Koha Ditore.
Në një intervistë të shkruar dhënë gazetës, Camaj ka folur mbi efektet e pandemisë në dinamikën e komunikimit politik online dhe ka treguar nëse mediat tradicionale janë duke u cenuar nga TV-kanalet dhe llogaritë e politikanëve dhe subjekteve politike që i kanë në rrjete sociale.
Pasi ka treguar për diskursin populist që e karakterizon komunikimin në internet, ajo ka treguar se cili duhet të jetë kufiri mes një diskursi të pranueshëm dhe atij të patolerueshëm për një politikan a aktivist politik.
Në këtë intervistë, Camaj ka shpjeguar se kemi hyrë në epokën e katërt të komunikimit politik, që është “data-drivën”, e në të cilën gjurmët digjitale që të gjithë ne lëmë mbas vetes prodhojnë një sasi të paparë të informatave që politikanët janë duke i përdorur për të dizajnuar mesazhe individuale.
KD: Zonja Camaj, cilat janë efektet e pandemisë në dinamikën e komunikimit politik online?
Camaj: Unë i shoh tri sfera në të cilat pandemia ka pasur një ndikim në komunikimin politik, më përmasa globale dhe pasoja të paparashikueshme. Së pari, në shumë vende jemi duke parë politizimin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19 dhe shpesh polarizimin e diskursit politik rreth pandemisë. Këtë e kemi parë edhe në rastin e Kosovës. Fama, imazhi dhe e ardhmja e politikanëve shpesh rriten ose bien varësisht se sa mirë ata reagojnë në një krizë. Kështu që politikanët kanë nevojë të kontrollojnë mesazhin politik dhe të përcjellin imazhin se ata janë dukë trajtuar krizën efektivisht... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)