Komisioni i Posaçëm i Kuvendit për përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues ka konfirmuar se 25 kandidatët që aplikuan për dy pozitat e lira i kanë përmbushur kriteret për intervistim. Ky proces do të zhvillohet më 7 dhe 8 prill
Javën e ardhshme do të intervistohen 25 kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Kandidaturat për dy pozita gjyqtarësh janë shqyrtuar të martën në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese.
Kriteret për intervistim i kanë plotësuar të 25 kandidatët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë takim, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Komisioni vendosi që intervistimi me gojë i të nominuarve që plotësojnë kushtet ligjore të mbahet më 7-8 prill 2026”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Afati për aplikime ka qenë i hapur deri më 17 mars.
Mandati i gjyqtarëve të Kushtetueses zgjat 9 vjet, pa mundësi rizgjedhjeje.
Pas intervistimit, emrat e kandidatëve i dërgohen Kuvendit për votim, ndërsa emërimi formal bëhet nga presidenti.
Procesi i emërimit të gjyqtarëve të Kushtetueses përcaktohet me Kushtetutë. Bazuar në të, vendimi për të propozuar shtatë nga 9 gjyqtarët varet nga miratimi i dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë.
“Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e tjerë merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë”, thuhet në nenin 114, pika 3 të Kushtetutës së Kosovës.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese funksionon me 7 anëtarë, që përbën minimumin e nevojshëm për vendimmarrje.
Dy pozitat janë liruar në fund të dhjetorit 2024, pas përfundimit të mandatit të ish-kryetares Besa Caka-Nimani dhe gjyqtares Selvete Gërxhaliu-Krasniqi.
Ndërkaq, në gusht të vitit 2027 u përfundon mandati edhe pesë gjyqtarëve të tjerë të Kushtetueses.