Arbëri

Blakaj akuzon Kushtetuesen për shërbim ndaj opozitës, Jakaj: Po tentohet denigrimi i drejtësisë

Jakaj & Blakaj

Debati mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese ka përplasur këshilltaren ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Tea Blakaj, me hulumtuesin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj.

Në një debat në “60 Minuta”, Blakaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese po tregon se është argatë e opozitës.

Ajo nuk u pajtua as me vendimin e Gjykatës Supreme e cila konstatoi se ministrat në detyrë nuk mund të ushtrojnë edhe postin e deputetit.

“Supremja ka thënë që Qeveria në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore, por në Ligjin për Qeverinë kjo nuk përmendet askund. Me këtë vendim, Supremja e ka dëmtuar vetë shtetin”, ka thënë Blakaj.

Por Naim Jakaj, hulumtues në IKD, e cilësoi këtë qasje si tentim për të denigruar sistemin e drejtësisë.

“Ky është qëllimi, me denigru sistemin e drejtësisë. Populli nuk iu ka dhënë këtë të drejtë. Kryeministri dhe ministrat duhet ta kenë të qartë përgjegjësinë e tyre”, u shpreh Jakaj.

Emisioni i plotë: