Përfaqësues të bizneseve janë të pakënaqur me terminalet doganore. Pavarësisht se shteti i ka marrë përsipër terminalet që më herët ishin nën menaxhim privat, sipas bizneseve, ka joefektivitet në shërbime e mungesë stafi e investimesh, që përkthehet në kosto shtesë për ndërmarrjet
Rreth 50 maune ishin në pritje të mërkurën që shkoi brenda terminalit doganor në Han të Elezit e rreth 30 të tjera për të hyrë brenda tij.
Radhët në terminale shpesh janë qindra metra të gjata e pritjet zgjasin me orë të tëra deri edhe në një ditë, si në terminalin doganor të Hanit të Elezit me frekuentim të madh, ashtu edhe në atë në Merdar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShteti i ka shtetëzuar terminalet doganore me premtimin edhe për shërbime më të mira, por përfaqësues të bizneseve ankohen për pritjet e kamionëve për zhdoganim që përkthehen në kosto për ta.
Kushtrim Ahmeti, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë (DHTIK), thotë se shteti nxori bilanc pozitiv nga shtetëzimi i shumicës së terminaleve, porse ankesat e kërkesat e bizneseve për investime në to nuk janë marrë parasysh.
“Kryesorja është kjo: vonesat e shumta që për mua shpesh kur i shoh këto gjëra janë totalisht të panevojshme dhe nuk po gjej ende një arsyetim bazik dhe s’po arrij ta marr askund një arsyetim bazik nga këto institucione se pse po ndodhin këto vonesa që po bëhen. Pastaj janë edhe kushtet brenda. Është bërë shtetëzimi i tyre. Asnjë investim të ri nuk e ke aty”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti tregon edhe për mungesë stafi të doganës për të cilin, ai thotë se vetë Dogana e ka pranuar se është i pamjaftueshëm për t’i menaxhuar efektivisht zhdoganimet.
“Nëse do ta bësh shtetëzimin e këtyre terminaleve doganore të paktën edhe shërbimin ofroje. E fatkeqësisht nuk është duke u ofruar shërbimi i duhur, është duke u krijuar vonesë jashtëzakonisht shumë të mëdha për bizneset sidomos në pranim të mallit ka telashe shumë të mëdha, të cilat do të duhej të zgjidheshin në afat rekord. Përkundër gatishmërisë tonë nuk ka pasur gatishmëri institucionale për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje”, ka deklaruar ai.
Sipas Ahmetit, vonesat për zhdoganim u kushtojnë shumë importuesve.
“Ajo që po mungon ende në këtë hap është që ne nuk kemi komunikim adekuat mes institucioneve dhe komunitetit të biznesit për t’i parë këto gjëra dhe për të ndërmarrë masa. Nuk ka masa që nuk mund të ndërmerren. E kjo ndikon te palët pastaj sepse edhe nuk ka vonesa dhe presion te biznesi sepse çdo vonesë krijon presion sepse ai (biznesi) e ka kohën e vet kur duhet ta bëjë prodhimin ose nëse ka të bëjë import të mallrave e presionin e tij për t’i furnizuar partnerët e vet me atë mallin që e bie. Menjëherë krijon një presion dhe një pasiguri te ai se a mund ta sjell. Atëherë nëse këtu ke pengesa e atje pengesa e atje pengesa, për çfarë zhvillimi ekonomik po flasim?”, është shprehur Ahmeti.
Qeveria e as Dogana nuk janë përgjigjur lidhur me ankesat e bizneseve.