Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se nga e enjtja (nesër), ditët pasuese do të karakterizohen nga fusha termike më të ulëta, siç thuhet, tipike dimërore, gjatë të cilave në viza malore por edhe nëpër disa vise të ulëta do të ketë reshje bore.
Sipas IHMK-së nga e enjtja deri të shtunën, parashihet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore me origjinë veriore, e cila thuhet se “do të stabilizojë një regjim termik dukshëm më të ulët dhe do të gjenerojë kushte për mot të vranët dhe me reshje”.
“Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të transitojnë gradualisht në reshje bore”, thuhet në njoftim.
Si rrjedhojë, edhe në disa zona të ultësirave thuhet se priten intervale të shkurtra me reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes të së enjtes dhe të premtes, siç thuhet, varësisht intensitetit të masës së ftohtë dhe profilit termik të shtresës së ulët të atmosferës.
Sipas IHMK-së të enjten temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 1 e 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet në mes të 4 e 6 gradë.
Ndërsa të premten temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 1 e 2 gradë ndërsa maksimalet në mes të 4 e 6 gradë Celsius.