Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie për një cent çmimi i naftës

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Ka rënë për një cent çmimi i naftës në Kosovë, krahasuar me të hënën.

Sot nafta në vend shitet 1.60 euro për litër, benzina 1.50 euro për litër dhe gazi 0.79 euro për litër.

Të shtunën çmimi i naftës ishte 1.63 euro për litër, benzinës 1.51 euro për litër dhe gazi 0.78 euro për litër, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.