Ka rënë për dy centë çmimi i naftës në Kosovë krahasuar me çmimin tavan të vënë para dy ditësh nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Sipas njoftimit të publikuar nga MINTI, çmimi i naftës për të martën është 1.48 euro për litër, benzina 1.41 euro për litër dhe gazi 0.72 euro për litër.
Të dielën dhe të hënën nafta ishte 1.50 euro për litër, benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.73 euro për litër.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.