Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie për dy centë çmimi i naftës

nafta

Ilustrim

Ka rënë për dy centë çmimi i naftës në Kosovë, krahasuar me të shtunën.

Sot nafta në vend shitet 1.61 euro për litër, benzina 1.50 euro për litër dhe gazi 0.79 euro për litër.

Të shtunën çmimi i naftës ishte 1.63 euro për litër, benzinës 1.51 euro për litër dhe gazi 0.80 euro për litër.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

May be an image of text that says