Deputeti i Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se e ka të konfirmuar votën pro për zgjedhjen e presidentit, por thekson se aktualisht është në pritje të arritjes së një konsensusi mes partive të mëdha shqiptare.
Berisha vlerësoi si pozitive takimet e vazhdueshme ndërmjet liderëve të partive, duke theksuar se, ndryshe nga herët e tjera, tani po shihet një komunikim më i shtuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto përpjekje janë të mira. Për dallim prej herëve të tjera kur nuk ka pasur komunikim të tillë, tani po zhvillohen takime të vazhdueshme mes liderëve të partive të mëdha shqiptare. Problemi mbetet te mosdakordanca e tyre. Ne po presim që ata të dalin me një konsensus”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.
Sipas tij, nuk ka kuptim që të shkohet në Kuvend pa qenë të sigurt se do të zgjidhet presidenti. Ai shtoi se koha e mbetur është e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje, nëse ekziston vullnet politik.
Berisha theksoi se barra e përgjegjësisë bie mbi kryeministrin Albin Kurti, duke qenë se, siç u shpreh ai, pa Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të zgjidhet presidenti.
“Në asnjë variant pa Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund të zgjidhet presidenti”, u shpreh Berisha, duke shtuar se aktualisht bisedimet nuk po duken konstruktive për shkak të mungesës së një kandidati konsensual.
Ai theksoi se si deputet mbron interesin e komunitetit egjiptian dhe bëri thirrje që të gjendet një kandidat apo kandidate që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe këtë komunitet.
“Nga ky pozicion që kemi mbetur, jemi vetëm shikues pasi po presim se çfarë do të bëjnë partitë e mëdha”, deklaroi ai.
Berisha gjithashtu u shpreh kundër idesë së zgjedhjeve të reja, duke theksuar se nuk arsyetohet shkuarja në zgjedhje dhe se, sipas tij, asnjë parti nuk është e interesuar për një skenar të tillë.
Ai konfirmoi se do ta mbështesë çdo propozim për president, duke theksuar se tashmë ka krijuar një mendim të pjekur dhe beson se çdo kandidat i propozuar do të ishte i përgatitur për postin.
VIDEO: