Misse Beqiri është emri i modeles shqiptare që është përmendur në dosjet e Jeffrey Epsteinit, financiarit amerikan që ishte vetëvrarë në burg më 2019 nën akuzat për krime seksuale.
39-vjeçarja që ka bërë famë për disa vite në Britani të Madhe së fundmi është përmendur në mediat britanike, pasi emri i saj u shfaq në dosjet e publikuara nga autoritetet amerikane. Sipas raportimeve, Epsteini i kishte ofruar Beqirit një udhëtim me aeroplan privat për t’iu bashkuar në Paris. Miliarderi kishte kërkuar që të shoqërohej nga modelja në Javën e Modës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje Epsteini i kishte ofruar Misses edhe një Mercedes në vlerë 100 mijë funtesh. Kjo kishte ndodhur pas takimit të tyre më 2011. Sipas komunikimeve, dyshja ishte njoftuar përmes një miku të përbashkët. Misse, tani 39-vjeçare, ishte shokuar kur kishte parë rezidencën shtatëkatëshe të Epsteinit. Ajo kishte menduar se ai mund t’i ndihmonte në karrierë. Të dy ishin takuar vetëm pak muaj pasi Epsteini kaloi 13 muaj në burg dhe një vit të arrestit shtëpiak, pas dënimit fillestar të 2008-s për shfrytëzimin e një fëmije për prostitucion.
Pas publikimit, sipas burimeve që kanë folur për “The Sun”, modelja është e shokuar që emri i saj është shfaqur në këto dosje.
“Ishte tërësisht e shokuar që e pa emrin e saj tek përmendej. Ishte shumë e re kur e kishte takuar dhe nuk e dinte se kush ishte ai. Sigurisht që ishte e mahnitur me lajkatimet e tij, por kjo nuk u realizua kurrë. Ajo ishte modele e re që përpiqej të bënte karrierë për veten. I ishin premtuar kontrata nga ai, prandaj ajo e shijoi në fillim raportin me të. Por tani është pishman. Ajo ndihet e tmerruar për viktimat dhe beson se drejtësia duhet të arrijë në vend. Ajo e di që nuk ka gabuar asgjë, vetëm e ka takuar. Ai e ndiqte, jo ajo atë. Dhe të gjithë që e njohin, e dinë të vërtetën”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Beqiri ishte e famshme për disa vite në Britani të Madhe për martesën e saj me ish-futbollistin e Manchester Unitedit, Andeers Lindegaard, në periudhën 2010-2015. Çifti më pas u nda më 2016.
Ish-ylli i “Real Hosewives of Cheshire” është rritur në Suedi.
Ajo ka qenë e martuar edhe me basketbollistin Jake Hall.
Në media ishte e pranishme sidomos në vitin 2019 kur vëllai i saj, Flamuri u qëllua para shtëpisë në Londër, nga një vrasës i maskuar. Sipas autoriteteve atë kohë, Beqiri ishte pjesë e një përplasjeje të rrjeteve kriminale me një tjetër grup skandinav. Vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm.
Dosja milionëshe e dokumenteve dhe komunikimeve të Epsteinit ka ndërlidhur figura të ndryshme botërore, për shkak të ndikimit të gjerë të tij.
Epstein u gjet i vdekur në një burg në New York. Ai po priste gjykimin për trafikim seksual të të miturve. Paraprakisht, më 2008 mbajti 13 muaj burgim për prostitucionin e një të miture. Çështja ishte rihapur në gjykimin e dytë.