Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke u kërkuar partive politike të përfaqësuara në Kuvend që t’i përmbahen plotësisht këtij aktgjykimi.
Në një reagim në rrjetet sociale, kjo zyrë u ka bërë thirrje partive që të angazhohen për të gjetur kompromis dhe të formojnë institucionet sa më shpejt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t'i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik”, thuhet në reagim.
Vendimi i Kushtetueses, i bërë publik të premten, përcakton që deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit përmes votimit të hapur dhe brenda afatit prej 30 ditësh. Po ashtu, është sqaruar se i njëjti kandidat mund të votohet maksimumi tre herë dhe se të gjithë deputetët kanë detyrim të marrin pjesë në procesin e votimit.