“BE-ja në mënyrë të vazhdueshme ka përsëritur thirrjen për të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të sigurojnë stabilitet institucional. Shprehim keqardhje për faktin se partitë politike nuk arritën të identifikojnë një figurë unifikuese për kandidat presidencial, që do të thotë se Kosova tash shkon në zgjedhje të treta të përgjithshme në më pak se 18 muaj”, ka thënë për KOHËN një zëdhënës i BE-së
Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje për dështimin e partive politike në Kosovë për ta identifikuar një figurë unifikuese për president dhe që për pasojë e ka çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, ka thënë për KOHËN një zëdhënës i BE-së.
Në Brukselin zyrtar e kanë nënvizuar nevojën që sa më parë të forcohet dialogu ndërpartiak për të mos u humbur rastet që i ofrohen Kosovës, përfshirë edhe përfitimet nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“BE në mënyrë të vazhdueshme ka përsëritur thirrjen për të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të sigurojnë stabilitet institucional. Shprehim keqardhje për faktin se partitë politike nuk arritën të identifikojnë një figurë unifikuese për kandidat presidencial, që do të thotë se Kosova tash shkon në zgjedhje të treta të përgjithshme në më pak se 18 muaj”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së. “Është urgjente që Kosova të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe të mos e humbë rastin për përfitime për qytetarët, përfshirë edhe nën planin e rritjes. BE-ja ka treguar gatishmëri për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për të punuar me Kosovën në secilën fushë përmes angazhimit të vazhdueshëm, përfshirë edhe implementimin e agjendës së reformave dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
Burime diplomatike përbrenda BE-së kanë shprehur zhgënjim për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe kanë shprehur drojën se tash Kosova mund të humbë edhe më shumë nga mjetet e BE-së, por edhe të ngadalësojë procesin e reformave si pasojë e krizës politike dhe proceseve të njëpasnjëshme zgjedhore.
Në BE është krijuar përshtypja se pas zgjedhjeve të fundit do të ketë qeveri me shumicë stabile, Kuvend dhe një ambient të ri politik, i cili do të sjellë edhe një dinamikë të re në raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian. Tash, në BE nuk e kanë të qartë se si do të zhvillohen gjërat edhe në këtë fushë.
Deputetët kanë dështuar që të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues dhe, në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është shpërndarë më 28 prill. Pas kësaj, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka mbajtur të enjten takime me udhëheqës të partive politike dhe e ka shpallur 7 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.