Marrëveshja për hyrjen në fuqi të ligjit për të huajt dhe afati kalimtar për disa kategori të serbëve që në Kosovë do të marrin leje të përkohshme qëndrimi është mirëpritur edhe në Bruksel. Për më tepër kjo nga diplomatët konsiderohet si dëshmi se me koordinim dhe bashkëpunim mund të arrihen zgjidhje të favorshme për të gjithë, që në njërën anë të respektohen ligjet e Kosovës e në anën tjetër të evitohen pasojat për një kategori të qytetarëve.
Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, duke paralajmëruar se është e gatshme të thërrasë edhe një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur”, ka thënë Kallas. “Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, ka porositur shefja e diplomacisë së BE-së, nën autoritetin e së cilës edhe është lehtësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Por disa burime diplomatike në Bruksel nuk janë të sigurt se sa janë të gatshme palët që të marrin pjesë në një takim të nivelit të lartë. Kosova tash ka hyrë përsëri në një situatë të paparashikueshme institucionale, ndërkohë që edhe në Serbi vazhdon një situatë e tensionuar politike. Në këto rrethana nuk janë të sigurt se sa të gatshëm për një takim mes tyre në kuadër të dialogut do të ishin Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Bashkimi Evropian e sidomos Përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas, në anën tjetër, janë nën presion për të treguar ndonjë rezultat në kuadër të dialogut, i cili kryesisht ka stagnuar në dy tri vitet e fundit.