Çështja e kryeterroristit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiqi, ka përplasur në KTV kandidatët për deputetë, Liza Gashi e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ukë Blakaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Gëzohem që për AAK-në siguria është prioritet. E kemi pa AAK-në në qeverisje e dimë shumë mirë se çfarë ka bërë në qeverisje. Lideri juaj e ka pritur në zyrë Milan Radoiçiqin, ka bashkëpunuar ngushtë me Radoiçiqin”, ka thënë Gashi e VV-së.
Ndërsa Blakaj u përgjigj duke thënë se atë kohë, Radoiçiqi ka qenë person zyrtar dhe legjitim. Ai e ka akuzuar pushtetin aktual për bashkëpunim “tinëz” me të.
“Radoiçiqi atë kohë ka qenë legjitim dhe ju e keni takuar në mënyrë të fshehtë e iu kanë dalë ato gjëra, i keni incizimet që keni biseduar fshehtë (referuar incizimeve të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusarit). Kryetari jonë ka qenë kryeministër, e Radioçiq në partinë Lista Serbe”, ka thënë ai.
Në kundërpërgjigje, Gashi ka thënë se diaspora duhet ta dijë se “me Qeverinë Kurti veri tash është si nata me ditën”.
Cilat janë premtimet e partive për diasporën?
“Cilat janë premtimet e partive për diasporën?” qe tema mbi të cilën u debatua në “Zgjedhjet...-
BE-ja përsërit keqardhjen për mosveprimin e Serbisë ndaj përgjegjësve për Banjskën
-
Vuçiq: Radoiçiq nuk ndiqet për krim, por për shkak të Kosovës
-
Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, për t’u bashkuar rreth një lidershipi të ri
-
Pezullohet hetimi ndaj Radoiçiqit, për vendosjen e barrikadave në veri
-
“Mos u nxej, mos bëjë zhurmë” - Përplasen Gashi e Hoxha