Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partitë janë të obliguara të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, duke thënë se partitë e tjera po refuzojnë, me ç’rast tha se po e bllokojnë procesin.
Basha ka thënë për media para futjes në Kuvend se Kushtetuta i bën përgjegjëse partitë që të konstituojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kushtetuta i bart si përgjegjëse tri partitë për të konstituuar Kuvendin. Ky bie si obligim nga partitë që të zgjedhin kryesinë...Ata po refuzojnë të votojnë. Kryesia është VV-ja, LDK-ja, PDK-ja. Nëse dikush do të akuzojë për bllokim, janë ata që po refuzojnë të votojnë”, ka shtuar ai.
I pyetur nëse VV-ja do ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, Basha tha se vazhdon të jetë Albulena Haxhiu dhe “ne s’jemi këtu t’ua plotësojmë dëshirën cilin kandidat ta vendosim”.
Për media foli edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, që tha se qytetarët zhbllokim.
“Kjo është si pasojë e paaftësisë së VV-së për të krijuar shumicën. Këto janë shqetësimet tona, e shqetësimet e qytetarëve janë më të larta”.