Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka thënë se një nga arsyet pse e ka konsituuar Kuvendin, ka qenë edhe trysnia nga miqtë ndërkombëtarë që Kuvendi ta vazhdojë punën.
Ka shtuar se atë ditë kur ka konstituuar Kuvendin ka vlerësuar se nuk duhet të bllokohet shteti për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBasha ka thënë ka kuorum të mjaftueshëm për të pasur kuvend funksional.
“S’ka logjikë të bllokohet Kuvendi i Republikës për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. I kemi pesë anëtarë në Kryesi. Të vazhdojë rrjedhja e afatit për caktimin e mandatarit dhe të kemi institucione funksionale siç na presin qytetarët. Kemi edhe trysni dhe kërkesa nga miqtë ndërkombëtarët që të vazhdojë puna e Kuvendit”, ka thënë ai.