Arun Haliti, me plis në kokë ka ardhur nga Tetova në 20-vjetorin e rënies së shokut të tij në Sllovi të Lipjanit.
Ai thotë se ende i ka të freskëta kujtimet me shokun e shkollës fillore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE Isak Pacolli thotë se dhimbja nuk iu lehtësua, teksa tregon se i pa me sy të tij serbët që ia masakruan prindërit.
Në masakrën e fshatit Sllovi gjatë vitit 1999 forcat serbe vranë e masakruan 45 civilë më 15 e 16 prill.
Organizim të tillë, sipas familjarëve, nuk ka pasur për 20 vjet me radhë, derisa thonë se nuk është bërë mjaftueshëm për viktimat që u vranë gjatë luftës.
Për të nderuar të vrarët e këtij fshati, i pranishëm ishte kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe udhëheqës komunalë, të cilët thanë se janë duke punuar që drejtësia të vihet në vend për krimet e bëra gjatë luftës.