Arbëri

Banorët e Bitisë së Poshtme marrin çmimin e “Demokracisë” për mbrojtjen e lumit Lepenc

Foto: Koha

“Eja Kosovë” dhe programi i ri i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile gjatë së enjtes kanë ndarë çmimin për “Demokraci” 2019 për banorët e fshatit Biti e Poshtme të komunës së Shtërpcës pasi banorët e këtij fshati prej pesë vjetësh po e mbrojnë ambientin e tyre jetësor nga ndërtimi i hidrocentraleve në lumin Lepenc.

Me këtë rast u tha se tё gjithё banorët e këtij fshati nga kjo nismë janё shembull i guximit qytetar e angazhimit pёr tё mirёn e komunitetit, transmeton Koha Ditore

Agron Rushiti, nga fshati Biti e Poshtme të komunës së Shtërpcës në emër të bashkëfshatarëve nga dy komunitetet ka marrë çmimin për “Demokraci” për vitin 2019.

Image

Ai me këtë rast ka thënë se banorët e dy komuniteteve deri tashti kanë qenë zëri i vetmuar derisa po degradohej lumi Lepenc nga ndërtimi i hidrocentraleve.

“Kjo luginë deri para ndërtimit të hidrocentraleve të shëmtuara ka qenë burimi i ujit për pije dhe ujitje, burim i ushqimit, bukuri natyrore e dhuruar nga zoti dhe e ruajtur me përkushtim nga paraardhësit tanë”, ka thënë Rushiti.

Image

Sipas tij, mungesa e përkrahjes së banorëve për ta mbrojtur lumin Lepenc fatkeqësisht ka ndodhur nga niveli qendror dhe lokal.

“Sot kur protestojmë për ta mbrojtur lumin lepec, na thonë se jemi injorant dhe të nxitur nga interesa materiale dhe politike të huaja. Ne nuk jemi politikisht të motivuar, as për interesa të ngushta të ndërtuesve të hidrocentraleve, por Lepeci dhe lugina janë të kësaj ane, të njerëzve të saj pa dallim kombi e feje. Jemi të vendosur ta bëjmë betejën e mbrojtjes së kësaj parajse me të gjitha mjetet legale të Republikës së Kosovës dhe normave ndërkombëtare”, ka thënë midis të tjerash Rushiti.