Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi që Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin e vitit 2026.
Ajo e ka akuzuar VV-në për uzurpim të zyrave të Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disafish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ajo ka thënë se VV-ja po e qon “shtetin drejt rrënimit”.
“Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë. Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë”, ka shkruar Bajrami.