Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka ligjëratë që e ndihmon sektorin e bujqësisë.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria duhet ta subvencionojë qumështin.
Sipas saj në subvencionim duhet të hyjë krejt zinxhiri, duke nisur nga fermeri, përpunuesi dhe tregtari, deri në masën që qumështi vendor të bëhet konkurrues në treg në krahasim me atë të importuar.
“Dallimi në çmim duhet të jetë deri në 20 cent/litër; atëherë konsumatori e zgjedh qumështin vendor. Këto masa duhet të vazhdojnë deri në konsolidimin e sektorit. Njëjtë duhet të veprohet edhe me produkte të tjera. Më 7 qershor, votoni për program. Stabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritete të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit”, ka shkruar ajo.
-
Fusha: Shteti të heqë TVSH-në për produktet me qumësht të freskët
-
Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin
-
Bajrami: Qeveria po përdor 100 eurot për blerje votash
-
Bajrami: Strategjia e Kurtit është “varfëro e sundo”