Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Kurti dëshiron ta fusë nën kontroll secilin institucion e të sillet pastaj si mbret

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dy herë është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atë të PDK-së, Bedri Hamza, dhe nuk është dhënë asnjë propozim apo emër për president. 

Ajo ka thënë se takimet ishin sa për t’i treguar njëri-tjetrit se nuk i përkrahin kandidatët partiakë. 
Bajrami ka thënë se Vetëvendosje, duke pasur në Kuvend së bashku me minoritete 66 ulëse, e ka përgjegjësinë kryesore për zgjedhjen e presidentit dhe se i ka pasur dy mundësi për ta bërë këtë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E para duke e bërë pjesë të Qeverisë ndonjërën prej partive politike në mënyrë që më vonë të siguroheshin votat edhe për president ose tani duke propozuar një president apartiak - një që pranon të bëhet president. Por, Kurti as s'e ka bërë të parën as s'po e bën të dytën dhe nëse mendon që ka me zgjedhë president me shantazh duhet të mendohet dy herë, se gjasat janë reale që nuk përsëritet më 2021-ta.  E nëse shkojmë në zgjedhje krejt e dimë që zgjedhjet nuk janë zgjidhje: kemi me mbetur pa institucione funksionale me muaj të tërë, me shpenzu prapë dhjetëra miliona euro taksa të qytetarëve dhe do të vijmë saktë në pikën ku jemi sot - kjo është papërgjegjësi totale”, ka shkruar Bajrami në Facebook. 

Ajo ka thënë se qytetarët duhet ta vëzhgojnë sjelljen e Kurtit dhe ta kuptojnë “se ai veç hallin e tyre nuk e ka”. Ajo ka thënë se Kosova s’guxon të mbetet peng i dy apo tre emrave për president. 

“Ai nuk e ka hallin e faturave të energjisë që pritet të rritën prapë, as të arsimit, as të shëndetësisë as atë të migracionit. Kurti  dëshiron ta fusë nën kontroll secilin institucion dhe mandej të sillet sikur të ishte mbret. Kosova nuk guxon të mbetet peng i dy as tre emrave për president, jam e sigurt, se ka burra e gra me dije e integritet jashtë partive politike më shumë se brenda tyre, vetëm duhet vullnet e guxim, duhet me qenë në gjendje  me vendosë interesin e vendit e interesin e qytetarit para atij personal e të partisë”, ka shkruar Bajrami. 

Kurti të hënën është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit ai tha se duhet evituar zgjedhjet me çdo kusht dhe se dy ditët në vijim do të vazhdojnë diskutimet. Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 4 marsi. 


 

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti

Kurti: E kemi prioritet absolut t’i evitojmë zgjedhjet

(Përditësuar) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet angazhuar maksimalisht që të evitohen...