Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka reaguar ndaj dënimit me 1 vit e gjashtë muaj burgim ndaj tij, që Gjykata mori sot për veprën “nxitje e përçarjes”.
Ka shkruar se “ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arlind Manxhuka dhe unë sot u dënuam nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë që liron terroristët serbë. Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani u dënuan me nga 6 muaj burgim. Krejt kjo nga ata që i nënshtrohen Serbisë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, janë katër vjet burgim për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë.
Çantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Ndërsa të akuzuarit Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me 6 muaj burgim për kanosje.