Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit në detyrë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, duke kërkuar sqarime lidhur me afatet e ekzekutimit të pagesës prej 100 eurosh të paraparë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Në kërkesën e Azemit thuhet se pas miratimit të pakos nga Qeveria, sindikata ka pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarime nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të kësaj mbështetjeje financiare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurove të parapara me këtë pako”, thuhet në kërkesë.
Azemi ka kërkuar që institucionet të informojnë publikun dhe përfituesit për afatet e ekzekutimit të kësaj mbështetjeje financiare.
