Volkswageni ka prezantuar versionin e rifreskuar të modelit Caddy, një nga automjetet e saj më të njohura për transport dhe përdorim familjar.
Ndryshimet në pamjen e jashtme janë të vogla, por të dukshme. Caddy vjen i ridizajnuar në pjesën e përparme, rrota me dizajn të ri dhe ngjyra të reja të karrocerisë. Modeli do të ofrohet si në versionin standard ashtu edhe në variantin më të gjatë Maxi, i cili mund të pajiset me dy ulëse shtesë në rreshtin e tretë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrenda, risia kryesore është ekrani qendror 32 centrimetra me sistem multimedial të përmirësuar dhe kontrolle më praktike për klimatizimin. Po ashtu, paneli digjital i instrumenteve “Cockpit Pro” dhe mbushja pa tela për telefonat janë tashmë pajisje standarde në të gjitha versionet.
Sa i përket motorëve, Caddy vazhdon të ofrohet me motorin 1.5 litra benzinë TSI me 116 kuaj fuqi, si dhe në versionin hibrid plug-in me 150 kuaj fuqi. Varianti hibrid mund të përshkojë deri në 122 kilometra vetëm me energji elektrike.
Në ofertë mbetet edhe motori i njohur 2.0 litra TDI me naftë, i disponueshëm me 102 ose 122 kuaj fuqi, i kombinuar me ndërrues manual ose automatik.

