Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se do të bllokojë për shitje në tregun e Kosovës qumështin për foshnje “Nestle” e pastaj do ta asgjësoj, për shkak të pranisë së substancës të quajtur “Cereluide”.
Sipas njoftimit të AUV-it, qumështi për foshnje “Nestle – Nidina Optipro 600g", është me origjinë nga Holanda dhe importohet në Kosovë nga kompania Nestle Nederland BV.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962, lot 52860346BB, është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV në Republikën e Kosovës. AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e AUV-it.