Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Autoriteti i Konkurrencës s’ka vërejtje për abuzim me çmimet e karburanteve

Egzon Berisha

Inspektori hetues i Autoritetit  të Konkurrencës, Egzon Berisha, ka thënë se që kur ka filluar konflikti në Iran, çmimi i importit të naftës është rritur 35 centë për litër. 

“Më datën 28 shkurt çmimi mesatar ka qenë 1 euro e 10 centë, ndërsa dje ka qenë 1 euro e 45 centë. Pra, është një diferencë prej 35 centësh në litër që ka ndikuar në rritjen e çmimit”, ka thënë Berisha në “60 Minuta” të KTV-së. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se inspektimet po kryhen në baza ditore dhe ka thënë se në bazë të inspektimeve të gjitha ndërmarrjet po e respektojnë marzhën e fitimit, të vendosur nga Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë, prej 12 centë. 

“Nëse e marrim ditën e djeshme, kur çmimi i importit ka qenë 1 euro e 45 cent me të gjitha taksat e importit të përfshira siç janë akciza dhe kostoja e shpërndarjes, sot në të gjitha pikat e shitjes ka mundur të jetë maksimumi 1.57 euro. Aktualisht në bazë të hetimit dhe vëzhgimit që po e zhvillojmë edhe në terren, të gjitha ndërmarrjet po e zbatojnë marzhën e fitimit të përcaktuar nga Ministria e Ndërmarrësisë. Siç e dini, në rast se nuk zbatohen pasojnë edhe masat e parapara në bazë të ligjit”, tha Berisha. 

I pyetur se përse në Kosovë nuk ndjehet rënia e çmimit në berzhë, Berisha ka thënë se kjo harmonizohet me vendimin e Ministrisë, që është 12 centë në litër mbi çmimin e kostos. 

“Nëse e marrim si mostër, çmimi në ditën e djeshme ka qenë 1.45 euro, sot me automatizëm në treg sasia e derivateve që ka qenë në stok nëse me këtë çmim nëse është likuiduar sot është 1.57 euro. Çdo rritje mbi këtë kosto, inspektorët e verifikojnë dhe vazhdojnë me procedurat e tyre. Nuk kemi informacion që ka ndodhur çmim i fryer dhe jemi vazhdimisht në kontakt me Doganën e Kosovës. Inspektorët janë vazhdimisht në terren dhe në të gjithë Kosovën për të parë çmimet, stokun dhe të gjithë procesin”, tha Berisha.