Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrihet marrëveshja, kompania “Pastrimi” nis grumbullimin e mbeturinave

Pas arritjes se një marrëveshjeje me Kompaninë për Menaxhimin e Deponive, Kompania Rajonale "Pastrimi" ka filluar grumbullimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës, në orët e pasdites.

Sipas kryeshefit ekzekutiv, Burim Kelmendi, ata kanë arritur një marrëveshje që për dy muaj të kthejnë borxhin prej 300 mijë eurove.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Pas arritjes së marrëveshjes, punëtorët e kompanisë pastrimi kanë dalë në terren dhe po bëjnë mbledhjen e mbeturinave në qendër dhe në pikat tjera. Marrëveshja është që të kthehet borxhi brenda dy muajve", ka thënë Kelmendi.

Sipas tij është e domosdoshme rritja e çmimit të faturimit në 6 euro, në mënyrë që të mund vazhdohet ekzistenca e "Pastrimit".

"Edhe nëse arrijmë të paguajmë këtë borxh brenda këtij afati kohor, duhet rritur çmimi i faturimit në 6 euro. Nëse nuk bëhet, ekzistenca e kompanisë është në rrezik", ka thënë ai më tej.

Për shkak të borxhit, gjatë ditës së djeshme Kompania për Menaxhimin e Deponive i kishte bllokuar llogaritë "Pastrimit".