Aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore si dhe aprovimi nga koordinatorët e shkollave do të vazhdojë deri më 12 qershor në orën 24:00. Ministria e Arsimit fillimisht pati lajmëruar se aplikimi do të ishte i hapur nga 27 maji deri më 10 qershor, e aprovimi i aplikimeve deri më 11 qershor.
Ministria njoftoi se deri tani, maturën e kanë paraqitur 18.450 nxënës, kurse janë shqyrtuar 17.895 aplikime, prej të cilave janë aprovuar 17.522 aplikacione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton të gjithë maturantët se, aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, si dhe aprovimi nga koordinatorët e shkollave do të vazhdojnë deri më 12 qershor 2025, në orën 24:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor, kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor.