Arbëri

Andoni: Vizita e Bakerit lidhet me transformimin e FSK-së dhe rreziqet në rajon

Ben Andoni

Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se vizita e zëvendësndihmëssekretarit të mbrojtjes të SHBA-së, David Baker, lidhet me transformimin e FSK-së dhe me rreziqet e tjera në rajon.

Sipas tij, rreziku nga Serbia ekziston në derë dhe përmendja e një përshkallëzimi të mundshëm nga presidenti Donald Trump nul është kot. 

“Besoj që është një arsye tjetër që Baker është në Kosovë. Rreziku serb për Kosovën nuk është më as ëndërr, as përfolje, por rreziku serb na pret te porta. Besoj që ka ardhur momenti që duhet rendur Kosova dhe Shqipëria sepse jemi përpara situatave shumë të vështira. Nuk është kot përmendja që ka bërë z.Trump dy here”, ka thënë ai të premten në “Interaktiv” të KTV-së.

Andoni ka përmendur edhe ardhjen e shefit të CIA-s para më shumë se një viti. 

“Nuk është kot ardhja e shefit të CIA-s para një viti e gjysmë. Pas ardhjes së tij situata u fashit në Bosnjë e edhe në Kosovë. Po besoj që SHBA-ja realisht po e shikon këtë rrezik sepse nuk do që të hapë një front tjetër në Evropë”, ka theksuar ai.

Ai tutje ka thënë se nuk është e rastësishme ardhja e shefit të CIA-s në vendet e Ballkanit. 

“Gjërat janë shumë më të thella nga ato që thuhen”, ka shtuar ai.