Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vendosur të largohet nga platforma “X” dhe t’i bashkohet “Bluesky”.
Rohde në një videomesazh të postuar në rrjete sociale nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se platforma “X” ka degjeneruar dhe është shndërruar në një vend të vërshuar nga gjuha e urrejtjes, dezinformata dhe teori konspirative.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mjaft më! Kam vendosur të largohem nga ‘X’ apo nga ‘Twitter’, siç njihej më herët. Pse? Për mua ‘X’ është degjeneruar duke u kthyer në vend të vërshuar nga gjuha e urrejtjes, dezinformata dhe teori konspirative. Shumica e postimeve kanë synim t'i minojnë institucionet tona demokratike dhe shtyhen nga algoritmet ku nuk është më i mundur të bëhet një komunikim adekukat apo debat”, ka thënë Rohde, duke thënë se gjitha këto po shtyhen në emër “të lirisë së shprehjes”.