Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli deklaroi se të gjitha seancat gjyqësore janë monitoruar nga ambasada, siç tha ai, me kujdesin më të madh.
Kështu u shpreh ai para mediave, teksa ka arritur pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E përcjellim çdo herë ose online, ose me prezencë fizike. Asnjëherë nuk është asnjë seancë e cila nuk monitorohet nga ambasada me kujdesin më të madh”, deklaroi ai para mediave.
Të dielën, rreth 10 mijë shqiptarë kanë mbajtur protestë masive në Hagë, qytetin holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.
Doli tha se protesta e djeshme e dërgoi mesazhin e duhur, ndërkohë që u pyet se pse dje ishte e pranishme policia pranë ambasadës.
“Nuk e di, ndoshta kanë pasur ndonjë informacion, jo absolutisht, ne asnjëherë nuk kërkojmë mbrojtje nga populli i Kosovës, ajo është ambasada e Kosovës, shtëpia e kosovarëve”, shtoi ai.
James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. /KSP