Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori gjerman: Dialogu kyç për stabilitet dhe perspektivë evropiane

rudolph

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi është kyç për stabilitetin rajonal dhe për perspektivën evropiane të vendeve.

“Dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve nga konfliktet e kaluara. Ai është thelbësor për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai në një intervistë për RTK 2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se edhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu lidhet direkt me cilësinë e jetës së qytetarëve.

Në këtë rast ka përmendur bisedat me përfaqësues të komunitetit serb për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe për automjetet.

“Në veri, gjatë bisedave me katër kryetarë komunash dhe ekipet e tyre, folëm për ndikimin që kjo do të ketë tek zgjedhësit e tyre. Më inkurajoi kur thanë se do t’i ftonin qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet për zbatimin e ligjit. Këtë tani po e shohim edhe në praktikë”, ka thënë Rudolph.

Rudolph ka thënë po ashtu se s’ka dyshim që ligjet e Kosovës duhet të zbatohen në të gjithë territorin, por ka shtuar se kjo duhet të bëhet pa penguar jetën e përditshme të qytetarëve.

“Çfarë po diskutojmë tani është si të zbatohet ky marrëveshje në të gjithë Kosovën”, ka thënë ai për RTK2.

Rudolph ka theksuar se marrëveshja u arrit me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe përfshin garanci të rëndësishme për qytetarët.

“Nuk duhet të ketë ndërprerje të shërbimeve në shëndetësi dhe arsim”, ka thënë ai.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar po bashkëpunon ngushtë me institucionet për të siguruar që ligji të zbatohet në një mënyrë që nuk e pengon jetën e përditshme të qytetarëve.

“Nuk ka dyshim se ligjet e Kosovës duhet të zbatohen në të gjithë territorin. Megjithatë, kjo duhet bërë në mënyrë që të mos pengohet jeta e përditshme e qytetarëve”, ka deklaruar Rudolph.

Ambasadori ka nënvizuar se kuadri ligjor në Kosovë ofron mbrojtje të fortë për të drejtat e pakicave, por që është kyç mënyra se si ato zbatohen në praktikë.

“Është e rëndësishme që kjo mbrojtje të ndjehet në jetën e përditshme. Të gjithë qytetarët duhet të ndihen të sigurt, pa marrë parasysh përkatësinë etnike”, ka thënë ai.

Rudolph i ka vlerësuar si të shkëlqyera raportet Kosovë-Gjermani e

“Qëllimi ynë është të afrojmë Kosovën me Bashkimin Evropian dhe ta shohim atë në fund si anëtare”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se Gjermania mbështet zhvillimin në sektorë të ndryshëm, nga energjetika deri te transporti, si dhe punën e institucioneve, përfshirë policinë dhe sistemin e drejtësisë.

Qeveria e Kosovës është pajtuar që, duke nisur nga 15 marsi, zbatimi i Ligjit për të huajt dhe i atij për automjete të fillojë me lehtësira për serbët që punojnë në institucione paralele apo që studiojnë në universitetin në veri. Me kërkesë të Bashkimit Evropian, i cili për këtë çështje e dërgoi në Kosovë emisarin e posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, Kosova u pajtua që t’u lëshojë leje qëndrimi 12-mujore studentëve serbë që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’i pranojë dokumentet e identifikimit të lëshuara edhe nga strukturat ilegale, edhe për tre muaj. Vendimi nxiti reagimin e opozitës, por u mirëprit nga ambasadorë të akredituar në Kosovë.