Rusia ka bombarduar mbrëmjen e djeshme kryeqytetin e Ukrainës. Nga këto bombardime është goditur edhe godina ku ndodhet Ambasada shqiptare në Kiev.
Nga sulmi kanë mbetur të dëmtuara dhe ambsadat e Argjentinës, Palestinës, Maqedonisë së Veriut, Portugalisë dhe Malit të Zi, të cilat janë të vendosura në të njëjtën ndërtesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka konfirmuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka dënuar këto sulme të Rusisë të cilat i ka quajtur brutale.
“Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës. Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale", thuhet në njoftim.
VIDEO:
Video/ The #Embassy of #Albania in #Ukraine has been hit by #Russian attacks. This is the situation inside the embassy. pic.twitter.com/8jQdVnuCai