Britania e Madhe e ka përshëndetur njohjen e fundit ndaj Kosovës që erdhi para dy ditësh nga Sudani.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka cilësuar këtë njohje si hap të rëndësishëm në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njohja më e fundit e Pavarësisë së Kosovës erdhi nga Sudani – moment krenarie dhe një hap përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime”, thuhet në postimin e ambasadës britanike në Facebook.
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar të shtunën se shteti i Sudanit ka vendosur ta njohë Kosovën si të pavarur.
E njohja nga ky shtet u konfirmua ende pa u bërë një muaj që nga njohja prej shtetit të Kenias.