Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke qëndruar në Brezovicë. Vizitën atje, ai thotë se po e bën për shkak të vërejtjeve që kanë marrë nga aktivistët e banorët e kësaj pjese për shkak të hidrocentraleve.
Pas lumit në Brezovicë, ai ka paralajmëruar se do të vizitojë edhe lumin në Shtërpc.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas shumë vërejtjeve që kemi marrë nga aktivistë e banorë, kemi dalë në terren. Këtu jemi në Brezovicë te lumi. Këtu kemi pasur vërejtje për shtratin e lumit, pas kësaj do ta vizitojmë lumin në Shtërpc. Unë kam qenë edhe dje në një inspektim pas orarit të punës”, ka thënë ai.
Aliu pas këtyre vizitave ka paralajmëruar konferencë për media.