Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se data-bazën nuk e kanë publike por numrin e personave të vrarë e të zhdukur, po. Ai ka thënë se në të dhënat që posedojnë, askund nuk figuron që të vrarët në burgun e Dubravës, kanë qenë të armatosur ashtu siç e përshkroi Shkelzen Gashi autor i ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë.
Alija ka thënë se Gashi nuk e ka cekur që kur janë përshkruar si persona të armatosur, bëhej fjalë për momentin e arrestimit dhe jo të vrasjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne nuk e kemi publike databazën sepse është e brendshme por e kemi publike listën e personave të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës. Te pjesa ku autori thotë se figurojnë persona të armatosur (në burgun e Dubravës), ne askund nuk e kemi përshkruar që ata në momentin e vrasjes kanë qenë persona të armatosur. Ajo çka na kemi cekur në listat që janë publike është që personat që janë vrarë në burgun e Dubravës, janë diku 48 prej tyre, ku figurojnë që kanë qenë pjesë e forcave të armatosura pra e kanë pasur statusin e ushtarit por jo në momentin e vrasjes të kenë qenë të armatosur”, ka thënë Alija në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Alija ka thënë tutje se nuk dëshiron të lëshohet në komentim për nisjen e hetimit ndaj tij sepse kjo çështje do të vërtetohet nga organet kompetente nëse ka elemente të veprës penale por sipas tij, Gashi është dashur t’i sqarojë keqkuptimet që janë krijuar me termet që ka përdorur.
“Ai nuk e ka cekur që kjo bëhet fjalë vetëm për arrestim dhe jo në momentin e vrasjes së tyre. Këto janë keqkuptime që nuk janë sqaruar edhe pas reagimit të Fondit për të Drejtën Humanitare. Të luhet me këto fjalë është një gabim të cilin ende nuk është duke e pranuar autori i ekspozitës”, ka thënë Alija.
Në korrik pritet të nisin disa gjykime në mungesë për krime lufte në Kosovë, por, Alija ka kërkuar që të kihet kujdes dhe gjykatat e Kosovës dhe të mos i trajtojnë vetëm si raste formale.
Kjo mund të bëhet problematike sipas Alijajt kur Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe rrjedhimisht palët të kenë të drejtë të iniciojnë rastet në Gjykatë të Strasburgut.
“Që nga maji i vitit 2023 e deri sot janë ngritur rreth 24 aktakuza në mungesë kundër më shumë se 120 persona të akuzuar në mungesë. Trupi gjykues te gjykimet në mungesë duhet të kujdeset që personat të cilët gjykohen në mungesë dhe të cilave iu është caktuar avokati sipas detyrës zyrtare të kenë një mbrojtje efektive dhe jo vetëm të kemi procedura formale. Një ditë kur Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës dhe kur palët do të kenë të drejtë t’i iniciojnë rastet pranë Gjykatë së Strasburgut mund të kemi sfida me këto procedura. Një gjë e tillë ka ndodhur vite më parë në Kroaci ku shteti për shkak të shkeljeve procedurale u detyrua të liroj 67% të të akuzuarve në mungesë”, ka thënë Alija.
Me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, gjykim në mungesë mund të zhvillohet vetëm për veprat e krimeve të luftës të ndodhura në periudhën 1990-1999. Procesi i parë me këtë procedurë nisi më 2023 ndaj Çedomir Aksiqit.
Gjykata e Apelit e ka bërë publike së fundmi aktvendimin, me të cilin e ktheu në rigjykim rastin e Aksiqit, i dënuar për pjesëmarrje në Masakrën e Reçakut. Apeli vlerësoi se nuk pati prova se shkalla e parë e publikoi ftesën për seancë dhe aktakuzën.
Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte bërë publike ftesën për seancë, aktakuzën e edhe Policia e ka bërë publike në faqen e saj se po e kërkon të akuzuarin në mungesë për krime lufte, Çedomir Aksiq, por Gjykata e Apelit vlerësoi se erdhi në përfundim që nuk ka dëshmi për këtë.