Arbëri

Aktakuza ndaj ministers Hajdari, Çitaku: Asgjë nuk ka ndodhur pa aprovimin e Albin Kurtit

Vlora Çitaku

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me rezervat shtetërore, ka reaguar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur me aprovimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”, shkroi në Facebook, Çitaku.

Lexo përditësimet tjera
Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari

Aktakuzë ndaj ministres Hajdari dhe tre të tjerëve, dyshohen se dëmtuan buxhetin afro 3 mln euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,...