Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksion i Policisë në 50 lokacione, 34 të arrestuar

Arrestim bastisje policia droga sulm dhunim korrupsion

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

(Lajm i përditësuar) - 34 persona janë arrestuar në një aksion të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ka bërë të ditur Policia në një komunikatë për media.

Sipas njoftimit janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se janë sekuestruar rreth 170.000 euro para të gatshme dhe 5 automjete.

Gjithashtu janë sekuestruar pajisje dhe materiale të tjera të përdorura për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit, 29 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Veprime policore në këtë fushëveprim, gjithashtu janë ndërmarr edhe nga hetimet rajonale dhe stacionet kompetente policore, ku ka pasur rezultate konkrete në parandalim dhe po ashtu arrestim të personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale. Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë dërguar në mbajtje. Këto operacione përfaqësojnë një angazhim të fuqishëm dhe të koordinuar institucional në parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda, krimit ekonomik dhe organizimit të aktiviteteve të paligjshme që cenojnë rendin juridik dhe sigurinë publike”, thuhet në njoftim.

Më herët, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se janë arrestuar 26 persona në një aksion në Mitrovicë e Vushtrri.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka shkruar se aksioni kishte cak veprimtarit e dyshimta në lidhje me organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Tutje ka deklaruar se janë sekuestruar 150 mijë euro të cilat dyshohet se kanë ardhur nga këto veprimtari.

“Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis.  Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara. Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, ka shkruar ai.