Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të marrin qëndrim të qartë rreth krizës në Gazë.
Në një letër të hapur dërguar Osmanit dhe Kurti, AGK-ja ka bërë thirrje publike “për ndaljen vrasjes së civilëve dhe gazetarëve nëpërmjet metodës së urisë, të orkestruar nga shteti i Izraelit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenca dhe Qeveria e Kosovës duhet të bëjnë thirrje publike për ndalimin e vrasjes së civilëve, lejimin e hyrjes së ndihmave humanitarë në Gazë dhe lejimin e punës së papenguar të gazetarëve duke përfshirë lejimin e gazetarëve ndërkombëtare brenda territorit të Gazës”, thuhet në letër.

