Arbëri

AGK-ja dënon ashpër sjelljen agresive të Sami Kurteshit

Sami Kurteshi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër cenimin fizik që u është bërë gazetarëve nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi.

AGK-ja ka thënë se sjellja e Kurteshit është e papranueshme dhe i bëri thirrje KQZ-së të ofrojë kushte për raportin të papenguar të gazetarëve.

Asociacioni tutje u shpreh se Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe se partia ku bën pjesë ai, Lëvizja Vetëvendosje, duhet ta ndalojë këtë.

VIDEO:

Reagimi i AGK-së:

Sami Kurteshi pengon fizikisht gazetarët

AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve.

Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë.