Përhapja e dezinformatave për vaksinën kundër fruthit ka ulur besimin e prindërve, duke bërë që afër 3 mijë fëmijë të mos vaksinohen me kohë gjatë vitit 2025. Profesionistët shëndetësorë bënë thirrje që çdo dilemë të diskutohet direkt me mjekët, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e fëmijëve
Vaksinimi kundër fruthit ka pësuar rënie për rreth 8 për qind gjatë vitit 2025.
Nga 89 për qind sa ishte mbulueshmëria me këtë vaksinë në 2024-tën, në vitin pasues ra në 82 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kalendarit të vaksinimit, fëmijët duhet ta marrin vaksinën MMR në moshën njëvjeçare dhe në moshën 6-7 vjeçare. Ajo mbron nga fruthi, që është një sëmundje ngjitëse virale që manifestohet me temperaturë të lartë, kollë dhe skuqje në lëkurë.
Specialistja e Epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Fetije Feta, thotë se janë identifikuar mijëra raste që vonuan vaksinimin.
“Përveç fushatave që janë normale që vaksinojmë, ne kemi edhe një fushatë tjetër që i vaksinojmë, i quajtur catch-up që i identifikojmë dhe i vaksinojmë pikërisht këta fëmijë që nuk janë vaksinuar dhe diku mbi 2 mijë e 800 fëmijë janë identifikuar dhe vaksinuar gjatë vitit 2025, pikërisht këta fëmijë që e kanë shtyrë vaksinimin”, ka thënë Feta.
Sociologu Genc Xërxa thotë se përhapja e informacionit të pasaktë në internet dhe rrjete sociale dobëson besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, duke e bërë shoqërinë më të ndjeshme edhe ndaj fushatave anti-vaksinë.
“Kjo ndikon në atë mendësinë dhe luhatjen apo lajthitjen e komuniteteve të ndryshme për t’iu shmangur vaksinave të ndryshme... E zbehin besueshmërinë dhe lajthitja apo mënyra e shumtë e informacioneve që derdhen brenda internetit, rrjeteve sociale e bëjnë të mos jenë mosbesues ndaj institucioneve relevante”, ka theksuar Xërxa.
Specialistja Feta u ka bërë thirrje prindërve që informatat për vaksina t’i marrin vetëm te profesionistët shëndetësorë.
“E rëndësishme është që çdo dilemë që kanë, ose hezitim ata të drejtohen në institucionet shëndetësore, të flasin me pediatër, të flasin me mjekë familjarë, po edhe me infermierë... Ne duhet t’u tregojmë prindërve që fruthi nuk është një sëmundje e lehtë, d.m.th. nuk kalohet, mund edhe të komplikime serioze dhe shtrime në spital, për atë është shumë e rëndësishme dhe mbrojtja e vetme është vaksinimi”, ka deklaruar Fetaj.
Vaksinimi i fëmijëve është i obliguar me Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse. E bazuar në akte nënligjore dhe qarkore informative, vaksinimi është kusht i domosdoshëm për regjistrimin e fëmijëve në institucione parashkollore dhe shkollore.
Ligji parasheh edhe masa ndëshkuese, përfshirë shqiptim të gjobës deri në 200 euro ndaj prindit i cili nuk ka respektuar kalendarin e vaksinimit.
Por sipas specialistes Feta, deri më tani është aplikuar vetëm qasja parandaluese dhe edukative, duke synuar ndërgjegjësimin dhe jo ndëshkimin.
“Ne jemi duke u munduar që bashkë me qytetarët tanë të shkojmë në këtë formën informuese, vetëdijesuese, që t’i takojmë prindërit, të u sqarojmë hezitimet e tyre që i kanë edhe në këtë fazë jemi duke provuar kështu dhe deri më tani nuk kemi shkuar në atë që të dënohet dikush edhe pse ligjërisht kemi të drejtë”.
MMR është vaksinë e kombinuar që mbron njëkohësisht nga fruthi, rrubeola dhe shytat, të gjitha sëmundje ngjitëse.