Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të ketë përgjigje zyrtare nga partia, për letrën e dërguar nga kryeministri, Albin Kurti.
"Më lejoni të shkojë në zyrë të shoh letrën dhe do të kthejë përgjigje me kohë. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare siç i takon një partie", është shprehur Abdixhiku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar të hënën një letër, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën e ka lutur për koalicion qeverisës.