Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për vendimin e marrë që edhe këtë vit të subvencionohen prindërit për të blerë tekstet shkollore për nxënësit.
Abdixhiku ka thënë se edhe sivjet “prindërit do të maltretohen”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PAAFTËSIA KUSHTON! POPULLIZMI KUSHTON! Prandaj injorojeni propagandën. Shihni problemet elementare me të cilat ju lënë të vetëm në hall. Sa larg jemi nga reforma, kur as edhe një vit të vetëm shkollor nuk arrijnë ta nisin mbarë! Të mbeteni të sigurt se ky është viti i fundit që familjet, prindërit e fëmijët kosovarë përjetojnë një maltretim të tillë. Vitin i ardhshëm shkollor do të nisë me koeficient 150 për mësimdhënësit tanë, e me tekste shkollore të siguruara nga shteti për nxënësit e Kosovës. Ky është zotimi im! Paga të dinjtitetshme, tekste falas para bankave!” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.