Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke uruar reflektim e solidaritet.
Kreu i LDK-së ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqen dhe dashurinë ndërnjerëzore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit le të na shërbejë si reflektim e kujtesë për vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Në këtë festë ju uroj shëndet, lumturi dhe begati; me besim që harmonia dhe mbarësia të jenë gjithnjë udhërrëfyes në shoqërinë tonë. Me fat, Kurban Bajramin”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Besimtarët myslimanë festojnë sot ditën e Kurban Bajramit.