Komunarët e Podujevës në partneritet me organizatën "OZHR Mëshqerra”, ua kanë dhënë nga një lopë qumështore të racës ‘Hollshtajn’ 45 blegtorëve llapjanë.
Në një njoftim të komunës së Podujevës thuhet se kryetari, Shpejtim Bulliqi, ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për sektorin e blegtorisë në këtë komunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë këtij viti, me buxhetin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) por edhe përmes bashkëpunimeve me partnerë tjerë, siç është ky i sotmi, do t’u dalim në ndihmë fermerëve llapjanë”, ka theksuar Bulliqi në ceremoninë e dhënies së këtyre lopëve.
Në njoftimin e komunës tutje thuhet se kjo është hera e dytë që DBPZHR shpërndanë lopë qumështore të racës 'Hollshtajn' për blegtorët llapjanë.
"Ky projekt buron nga marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Podujevës dhe “OZHR Mëshqerra” e nënshkruar vitin e kaluar".